Aktualitet

Të gjithë mësuesit me COVID! Mbyllet shkolla 9 vjeçare në Kavajë, nis mësimi online

27 Tetor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Të gjithë mësuesit me COVID! Mbyllet shkolla 9 vjeçare

KAVAJE–Shkolla 9-vjeçare në Kavajë është mbyllur pasi të gjithë mësuesit kanë rezultuar me COVID. Në këtë mënyrë mësimi do të zhvillohet online.

Fillimisht pozitivë rezultuan 2 mësues, por pas testimit të stafit, të infektuar rezultuan edhe 4 mësuesit e tjerë të kësaj shkolle duke sjellë mbylljen e saj dhe vazhdimin e procesit mësimor online për 40 nxënësit e saj.

Mësuesit e infektuar janë karantiuar në banesa, prej dhe nga do vijojnë të japin mësim online për nxënësit e tyre.

Fëmijët do të mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre ndërsa godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shkolla ne kavaje mbyllet shkolla ne kavaje

Sondazh

Poll