Aktualitet

Shfrytëzoi një 32-vjeçare me muaj me rradhë për prostitucion, në pranga 28 vjeçari nga Berati

27 Tetor 2020, 12:17 Nga DOSJA
Shfrytëzoi një 32-vjeçare me muaj me rradhë për

BERAT– Një shtetas është arrestuar pasi ka shfrytëzuar një 32-vjeçare për prostitucion.  Në pranga ka rënë shtetasi A.K., 28 vjeç, banues në Berat pasi për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit gruan.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policise:

Fier/ Bien në prangat e policisë 2 shtetas, një për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur” dhe një tjetër për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 28 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe. H., 26 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet per prostitucion arrestohet per prostitucion

Sondazh

Poll