Aktualitet

“Nuk kam fjetur gjithë natën”/ Rikthimi i Endri Dumanit nga kampi sirian, i madhe e i vogël e presin, kushërira: Babait

27 Tetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Nuk kam fjetur gjithë natën”/ Rikthimi i Endri Dumanit

TIRANË– Familjarët e Endri Dumanit janë mbledhur në aeroportin e Rinasit duke pritur me sytë nga pista 14-vjeçarin. Nëna bashkë me kushërinjtë e tjerë janë mbledhur për të pritur të miturin, i cili vjen pa motën Eva, që nuk pranoi të rikthehej në atdhe. Kushëriri i tij, e quan ditën më të bukur të jetës së tij pasi Endri do të rikthehet pranë tij.

“Më ka munguar shumë dhe nuk kam pasur mundësi ta takoj, kur mora lajmin nuk e besoja, por kur e pashë me sytë e mi, atë ditë nuk fjeta nga emocionet, ka qenë dita ime më e mirë,“- tha kushëriri.

Ndërsa kushërira tjetër, Sonja Ndregjoni në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka rrëfyer emocionet e këtij momenti. Ajo gjithashtu ka shtuar se babait të dy fëmijëve u është bërë lavazh truri. Edhe ajo, si të gjithë të afërmit e tjerë ka bërë apel për rikthimin e Evës.

Kontaktin e fundit e kemi pasur para 7 vitesh është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë familjen, kemi shpresuar dhe kërkuar dhe tani na duket pak e pabesueshme. Do ishte mrekulli që Eva të ishte sot, por për disa shkaqe që nuk e di, shpresoj që të vijë dhe ajo. Mesa mendoj unë është lavazhi i trurit që i bëhet shqiptarëve dhe shumë shtetasve të tjerë për një kauzë që nuk e kuptoj se ca është, ai gjithmonë thoshte “do iki për një jetë më të mirë, nëse do i rriste fëmijët në një shtet islamik, do i rriste më mirë,“-tha ajo.

Sot atdhesohen në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, numri i të cilëve sipas të dhënave është 4 të mitur dhe një nëna e 3 prej tyre, e cila është me aftësi të kufizuara. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri dumani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria endri dumani riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll