Humb jetën nga Covid-19 specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë, Mimoza Toska
27 Tetor 2020, 11:31Nga DOSJA
TIRANË–Humb jetën nga Covid-19 specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë, Mimoza Toska Zoraqi. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila njofton se shkak për vdekjen e parakohshme u bë COVID-19. Gjithashtu ajo ka shtuar se Mimoza ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte veç mirësi, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllimet e saj familjes.
“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza! “- ka shkruar Ogerta Manastirliu.
Zoraqi, u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare. Prej vitesh ajo punonte si specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë në total në vendin tonë janë regjistruar 19,445 persona të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 480 pacientë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Aeroporti i Rinasit është “pushtuar” sot nga familjarët e Endri Dumanit, i cili po kthehet nga kampi i Al-Holit në Siri. Të afërmit e tij, po e pre...
TIRANE– Për mediat ka reaguar daja i Endrit Dumanit, djalit shqiptar që qëndroi për shumë vite në kampin Al-Hol në Siri, i cili do të riatdhesohet në Shqipëri p...
TIRANË– Nëna e Endri Dumanit është duke pritur për të birin në aeroportin e Rinasit, i cili po riatdhesohet në vendlindje pas viteve në Siri. Familjarët ka...
TIRANE– Gjyshja e Bledar Hamazait që u raportua si i vrarë në luftën në Siri, Fiqirete ka bërë thirrje që ti kthejnë djalin pasi shpreson të jetë gjallë.Në një ...
TIRANË– Drejtori i Institutit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e riatdhesimit të shqipta...
BALLSH- Greva e naftëtarëve në Ballsh vazhdon dhe sot, gratë e punonjësve të Uzinës, hynë në ditën e 13-të të urisë, ku nuk mungojnë problemet shëndetësore. Ato...
TIRANË– Drejtori i Kadastrës, Artan Lame është shëruar nga pandemia e koronavirusit nga e cila u infektua pak ditë më parë. Lajmin e ka shpërndarë ve...
TIRANË-Dosja.al ka siguruar tekstin e plotë të padisë që 7 aplikantë kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative ku kërkojnë pezullim të procesit me pretendim...
SIRI– 4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq i Al-Holit janë nisur drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me familjet e tyre. 4 fëmijët e mitur...