Aktualitet

Flasin familjarët e Endrit Dumanit, daja i tij: Mezi presim të vijnë, i bëj thirrje Evës të jetë aktive, e presim në gji

27 Tetor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Flasin familjarët e Endrit Dumanit, daja i tij: Mezi presim të

TIRANE– Për mediat ka reaguar daja i Endrit Dumanit, djalit shqiptar që qëndroi për shumë vite në kampin Al-Hol në Siri, i cili do të riatdhesohet në Shqipëri pas pak minutash.

Ai shprehet i lumtur që do ti rikthehet nipi mirëpo ka një thirrje për të motrën. Ai i drejtohet Evës që të bëhet aktive, ashtu siç ishte 10 ditë më parë e të rikthehet në gjirin e familjes.

‘Mundësuat kthimin e sigurtë, falenderojmë që përcollët minutë pas minuti kthimin e tyre në Shqipëri. Këtu ka njerëzit më të dashur të saj. I bëj thirrje të veprojë sic ka vepruar para 10 ditësh. Ishte aktive që të ktheheshin të gjithë shqiptarët. Tani nuk kemi asnjë informacion se përse nuk po bashkëpunon për tu kthyer. Të kthehet te nëna që ka 7 vite që po e presin me ankth të paparë.  Fillimisht do të respektojmë ashtu sic është menduar nga isnitityucionet. Do të presim minutë pas minute që të kthehet në gjirin e familjes. Do të veprojmë.’- shprehet daja i vogëlushit.

Endrit Dumani, tashmë është shpëtuar nga kampi Al-Hol në Siri dhe ndodhet në Liban. Bashkë me fëmijët dhe gra të tjera shqiptare, Dumani do të kthehet në Shqipëri, por pa të motrën.

Operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve ka nisur mesditën e sotme dhe pritet që nesër, 50 fëmijë e gra të mbërrijnë në Rinas. Pas shumë lutjeve përmes mediave, shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre të lindjes. Në Liban ka shkuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili do të bëjë rrugën me të atdhesuarit. Me Ramën do të udhëtojë i vogli i familjes Dumani, Endri. Katër të tjerët, të cilëve u janë zbuluar dhe identitetet janë gruaja Floresha Rasha dhe fëmijet e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daja i endrit dumanit riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria daja i endrit dumanit riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll