Politike

Basha denoncon: Spitali i Matit i ‘pushtuar’ nga COVID, mjekë dhe infermierë të infektuar, situata është e njëjtë edh

27 Tetor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Basha denoncon: Spitali i Matit i ‘pushtuar’ nga COVID, mjekë

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme se një numër i lartë mjekësh janë infektuar në spitalin e Matit dhe se disa pavionë janë të mbyllur.

“Ekipi i shëndetësisë pranë PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi. Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Nr i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës. Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit. Situatë e ngjashme raportohet në spitalet rajonale, ndërsa siç raportoni ju, në spitalet kryesore të Tiranës është kthyer në një problem kronik. Ky është problemi i madh që po përballen shqiptarët.”-tha Basha. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi edhe sot një konferencë ku denoncoi mafien e plehrave dhe ilaçeve. Basha tha se deputeti Tom Doshi është përfituesi i parë i tregut të medikamenteve në vend, ndërsa i bëri thirrje SPAK të hetojë inceneratorët.

Lajmi kryesor: Basha me gazetarët: Mafia e ilaçeve dhe plehrave ka zaptuar vendin! Tom Doshi është i pari emër në shëndetësi, SPAK të hetojë presionet mbi dëshmitarët kyçë

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll