Aktualitet

REVOLTA/ Gruaja e naftëtarit në Ballsh e indinjuar me Ballukun: A ka ndjenjë nëne ajo? I shohim në Facebook me karkaleca me

27 Tetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
REVOLTA/ Gruaja e naftëtarit në Ballsh e indinjuar me Ballukun: A ka

BALLSH- Greva e naftëtarëve në Ballsh vazhdon dhe sot, gratë e punonjësve të Uzinës, hynë në ditën e 13-të të urisë, ku nuk mungojnë problemet shëndetësore. Ato janë shprehur të vendosura për të mos u tërhequr pa marrë paratë për fëmijët e tyre. Ndërsa një tjetër u shpreh e pezmatuar kur tha se pushtetarët pozojnë në rrjetet sociale duke ngrënë karkaleca, kur problemi i tyre nuk është zgjidhur. 

“Nuk tërhiqemi!  I bëj thirrje Belinda Ballukut, ka ndonjë ndjenjë nëne ajo? I shikoj në facebook me karkaleca me gjëra. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë, ne jemi në grevë, në grevë kemi edhe  familjet. Jemi të vendosura, nuk tërhiqemi. E dimë që nuk na i ka shteti ato lekë por të gjejë atë që na i ka”.-tha ajo. 

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej gati një muaji, ndërsa prej 13 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre. Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 13 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Gjendja e tyre sa vete dhe rëndohet, ndërsa ata refuzuan edhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës dhe nisjen e dialogut me qeverinë, por pa zgjidhje konkrete.

(F.g/.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku greva e naftetareve belinda balluku greva e naftetareve

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Tetor 2020, 09:08

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku një 33-vjeçare ka vrarë vete me armë zjarri. E reja, e identifiku...