Politike

Nënshtetësitë e shpërndara nga Meta/ Gazetarja i ankohet: Presidenti ka qënë dorështrënguar, jam shembulli vetë. Kryema

27 Tetor 2020, 06:57 Nga DOSJA
Nënshtetësitë e shpërndara nga Meta/ Gazetarja i ankohet:

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për nënshtetësitë e shpërndara nga presidenti Ilir Meta. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se për mendimin e saj Meta është treguar dorështrënguar, ndërkohë që ka reaguar edhe gazetarja Alba Alishani, e cila ndodhej gjithashtu në panelin e “Opinion”. Ajo ka treguar se nuk e ka marrë ende nënshtetësinë shqiptare, edhe pse është nga Kosova, duke shtuar se sirianët e kanë marrë më shpejt se ajo. 

DEBATI NË STUDIO:

Monika Kryemadhi: Presidenti ka dhënë shumë pak shtetësi sa i përket artistëve, gazetarëve dhe shkrimtarëve të Kosovës.

Alba Alishani: Që presidenti ka qënë dorëkursyer jam shembulli vetë këtu. Se kam marrë ende nënshtetësinë.

Monika Kryemadhi: për aq sa e njoh Ilir Metën, edhe fëmijët e tij nuk i konsideron po të jetë puna për të ligjin. Asnjë nënshtetësi nuk jepet pa u marrë “ok” nga Drejtori i Shërbimeve. Unë e kam parë nga mediat, se shoh Tedi Blushin që thotë merri leje Drejtorit ose na lejo të të nxjerrim letrën. Lexojini dhe statuset e tyre. Unë i lexoj se më vijnë. Se më pyesni gjithmonë për Presidentin.

Alba Alishani: I kanë marrë më thjeshtë shtetasit sirianë se unë që jam kosovare. Edhe sot e kësaj dite.

Monika Kryemadhi: Ta ka thënë Ministria e Brendshme…

Alba Alishani: Jo

Monika Kryemadhi: Prandaj po them, e ke nga Ministria e Brendshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alba alishani ilir meta monika kryemadhi alba alishani ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll