Aktualitet

Vdekja e 53-vjeçarit/ FRPD-ja protestë-homazh para kryeministrisë

26 Tetor 2020, 17:22 Nga DOSJA
Vdekja e 53-vjeçarit/ FRPD-ja protestë-homazh para

TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi ka njoftuar se në orën 18:30 do të organizojë një protestë-homazh para kryeministrisë për humbjen nga jeta tw 53-vjeçarit, Lutfi Çekiri. Ai është shprehur se protesta do të zhvillohet nga të rinjtë e FRPD-së si dhe nga studentë të mjekësisë. Këllçi gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e protestës, ku dhe do të ndizen qirinjë për vdekjen e 53-vjeçarit.

“Në orën 18.30, një grup të rinjsh nga FRPD dhe studentë të Mjekësisë do të bëjnë një protestë homazh para kryeministrisë. Të rinjtë do të ndezin qirinj për 53 vjeçarin Lutfi Çekirri, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë kurën e duhur. Kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe 2 studentë të Mjekësisë do të kenë një komunikim me median. Ju ftojmë ta ndiqni nga afër dhe drejtpërdrejt këtë homazh protestë.”

Lutfi Çekirri humbi jetën 2 ditë më parë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, pasi nuk mori ndihmën mjekësore të nevojshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belind këllçi lutfi çekirri belind këllçi lutfi çekirri

Sondazh

Poll