Aktualitet

480 viktima/ Ulet lehtë numri i të infektuarve në vend, 288 të prekur me Covid-19 brenda 24 orëve dhe tre të vdekur, 51 u

26 Tetor 2020, 15:19 Nga DOSJA
480 viktima/ Ulet lehtë numri i të infektuarve në vend, 288

SHQIPËRI– 480 viktima, 8260 të infektuar aktivë dhe 10,705 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se tre pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë, pasi nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dot infektimit me Covid-19. Një 50-vjeçar nga Lezha, një 56-vjeçare nga Tirana, një 88-vjeçar nga Tropoja, kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 480 në total.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 1304 persona dhe 288 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.   Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 16 në Fier, 14 në Krujë, Gjirokastër, 13 në Durrës, 11 në Kavajë,10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë 8 në Peqin,7 në Elbasan, 4 në Shkodër, Kurbin, 3 në Tepelenë, 2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit, 51 qytetarë janë shëruar nga Covid-19, duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 10,705 në total, në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë. Evitoni grumbullimet e çdo lloji. Mbani masken në menyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304

Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 12:33

VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...