Aktualitet

Futi 50 euroshin në mes të pasaportës, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan, tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kuf

26 Tetor 2020, 15:37 Nga DOSJA
Futi 50 euroshin në mes të pasaportës, arrestohet

TIRANË– Një 22-vjeçar, me inicialet R. A.banues në Elbasan është vënë në pranga pasi akuzohet se tentoi të korruptonte shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 22-vjeçari është përpjekur të kalojë drejt vendeve të Bashkimit Europian edhe pse nuk përmbushte kushtet.

Në mënyrë që ta kishte më të lehtë udhëtimin nga Shqipëria, i riu tentoi të korruptonte policinë kufitare, por ‘doli huq’. Në momentin që ai dha pasaportën për t’ju kryer kontrolli rutinë, futi edhe një kartëmonedhë 50 euroshe, por këto para nuk u pranuan nga efektivët. Jo vetëm kaq, por efektivët e arrestuan 22-vjeçarin.

Njoftimit zyrtar: Rinas. Kontrolle të shtuara për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies. Tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 22-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin R. A., 22 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjeçari nga elbasani elbasan rinas arrestohet 22 vjeçari nga elbasani elbasan rinas

Sondazh

Poll