Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve/ Gazetari Taulant Kopliku jep LAJMIN e mrekullueshëm: Janë plot 50 fëmijë e gra, nga kampi Al-Hol

26 Tetor 2020, 15:20 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve/ Gazetari Taulant Kopliku jep LAJMIN e

TIRANË- 50 fëmijë dhe gra, të cilët kanë qenë në kampin Al-Hol në Siri do të mbërrijnë ditën e sotme në Rinas. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gazetari Taulant Kopliku, i cili nëpërmjet një statusi që ka bërë në rrjetet sociale thotë se aktualisht tashmë në kampin famëkeq kanë mbetur një grup shumë i vogël grash, të cilat sipas gazetarit, nuk mund të kthehen asnjëherë më në vendin e tyre.

Ndër të tjera për këtë ai thotë se falenderimi i takon aktorëve në terren përfshirë dhe njerëzit e besuar të presidentit të Republikës, të cilët bashkëpunuan për të bërë të mundur rikthimin e tyre në atdhe.

“Për pak kohë më shumë se 50 fëmijë dhe gra të kampit famëkeq do të jenë në Rinas. Ka qenë një operacion i dy të dërguarve të shërbimeve të inteligjencës që zgjat pre disa javës në terren. Një falenderim këtë radhë duhet për bashkëpunimimin e ngushtë të të gjithë aktorëve në terren përfshi njerëzit e besuar të presidentit të Republikës. Aktualisht në kamp kanë mbetur një numër shumë i vogël grash. Kërkimi i tyre ka shtyrë edhe për tre ditë rikthimin e fëmijëve dhe grave. Fatëkeqësisht për ta mundësitë për të ardhur në Shqipëri minimizohen. “shkruan gazetari.

Ditën e sotme ka nisur riatdhësimi i fëmijëve shqipatarë nga kampi AL-Hol nga Siria. Gjysmëhëna e kuqe siriane ka bërë me dije se riatdhësimi ka ndodhur pas kërkesës së bërë nga Shqipëria.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i shqiptareve riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll