Aktualitet

Covid-19 “mposht” spitalin e Matit, infektohen 3 mjekë, mbyllen tre reparte të rëndësishme, preken nga koronavirusi edhe

26 Tetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Covid-19 “mposht” spitalin e Matit, infektohen 3 mjekë, mbyllen

MAT- Rëndohet situata e Covid-19 në Mat dhe në Klos. Ditën e sotme në Mat janë infektuar me koronavirus 3 mjekë. Burime bëjnë me dije se 4 të tjerë që kanë pas kontakte me të infekturit janë karantinuar. Ndërkohë mësohet se për shkak të infekturve janë mbyllur tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë. Shifra aktuale e qytetarëve të prekur nga koronavirusi në bashkinë Mat ka shkuar në 11 persona.

Por edhe në bashkinë Klos janë 9 persona pozitivë me sëmundjen vdekjeprurëse. Burime po ashtu bëjnë me dije në mesin e të infektuarve ka edhe punonjës të Bashkisë. Nuk dihet nëse institucioni është mbyllur por që janë marrë masa të rrepta për përhapjen e koronavirsit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me koronavirus 19,445 persona sakaq kanë humbur jetën 480 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne mat koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne mat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll