Aktualitet

U larguan nga Shqipëria në vitin 2014, kthehet në Shqipëri Endrit Dumani, mister fati i së motrës, daja i Evës: S’dimë

26 Tetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
U larguan nga Shqipëria në vitin 2014, kthehet në Shqipëri

TIRANË– Endrit Dumani, 14 vjeç, i cili ndodhej që prej vitit 2014 në kampin famëkeq të Al-Holit ku e dërgoi babai bashkë me të motrën, Eva Dumanin, është një prej katër fëmijëve që do të kthehet pas kaq shumë vitesh në vendin e tij. Ndërkohë motra e tij e cila ishte bashkë me Endrin, nuk është pjesë e grupit që që po shpëtohen prej kampit “Al Hol”.

E teksa mbetet mister fati i Evës, daja i saj Agim Ndergjoni ka thënë për Abcnews se nuk dinë asgjë në lidhje me motrën e Endrit. Nuk dihet ende asnjë informacion për Evën, po ashtu nuk dihet nëse vajzën nuk e kanë lënë t’i bashkohet grupit apo nuk ka dashur vetë ajo.

Nuk kemi ende informacion se çfarë ka ndodhur me Evën, ndërkohë që Endri shihet se është pjesë e grupit,”- shprehet ai.

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me me babanë e tyre në drejtim të Sirisë.

Ditën e sotme ka nisur riatdhësimi i fëmijëve shqipatarë nga kampi AL-Hol nga Siria. Gjysmëhëna e kuqe siriane ka bërë me dije se riatdhësimi ka ndodhur pas kërkesës së bërë nga Shqipëria.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dumani eva dumani riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri endrit dumani eva dumani riatdhesimi i femijeve dhe gruas nga siri

Sondazh

Poll