Politike

26 Tetor 2020, 13:11 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionierit për Zgjerim që ndryshimet të kalojnë pasi të merret opinioni i Venecias, Rama iu përgjigj se Kuvendi nuk do të humbiste asnjë ditë për të miratuar ndryshimet.

Duke përmendur procedurën ligjore pas rrëzimit të dekretit nga presidenti, Rama e cilësoi këtë të fundit i një ekstremist por që nuk merrte dot asnjë institucion të vendit peng, veçse atij të Presidencës. 

Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave,”-shkruan kryesocialisti. 

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta kërkon opinionin e “Venecias”, Komisioneri Varhelyi mesazh direkt Ramës: Prisni! Kryeministri s’bën hapa pas: Kuvendi do rishprehet, s’humbasim asnjë ditë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia edi rama meta con ndryshimet zgjedhore ne venecia

Sondazh

Poll

Politike 26 Tetor 2020, 12:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inag...