Aktualitet

Holanda kërkon rikthimin e vizave, gazetari: Trafikantët shqiptarë të kokainës dominojnë tregun

18 Prill 2019, 19:25 Nga DOSJA
Holanda kërkon rikthimin e vizave, gazetari: Trafikantët

TIRANË- Gazetari holandez në Tiranë, Vincent Triest, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka treguar detaje nga një intervistë e zhvilluar me ministrin e brendshëm holandez.

Sipas tij arsyeja se përse është kërkuar rikthimi i vizave nga Holanda prë Shqipërinë, është shkaku i rritjes së kriminalitetit. Triest tha se është e vërtetë se kriminelët shqiptarë në Holandë në total zënë 0.2 %, nëse do të mblidhen të gjitha llojet e krimit. por nëse do të fokusohemi tek trafiku i kokainës, kriminelët shqiptarë zënë pjesën dominuese.

“Nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime. Trafikantët e drogës dhe kokainës shtetasit shqiptarët janë dominantë. Unë fola vetë me ministrin që erdhi para dy javës në Shqipëri, ai tha trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre nga Amerika e Jugut. Problematik është rrjedhja e informacion, sjell informacion të veçantë këtu në Shqipëri dhe me pas rrjedhin”, tha Triest.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet holanda kërkon rikthimin e vizave vinsent trieste holanda kërkon rikthimin e vizave vinsent trieste

Sondazh

Poll