Aktualitet

Grabitja/ Eksperti i Aviacionit Civil tregon pse shteti nuk mund të anulojë kontratën me koncesionarin

18 Prill 2019, 17:06 Nga DOSJA
Grabitja/ Eksperti i Aviacionit Civil tregon pse shteti nuk mund të

TIRANË- Eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aeriporti i Rinasit me sigurinë, dhe mundësinë e prishjes së kontratës së shtetit shqiptar me koncesionarin.

Sipas Goxhajt, pavarësisht grabitjesve të ndodhura në Rinas, sipas kontratës këto nuk janë arsye që mund të çojnë në anulimin e saj.

“Në bazë të kontratës së koncesionarit kjo ngjarje nuk çon në anulimin e kontratës. Në rast se shteti do ta anulonte kontratën në mënyrë të njëanshme kjo çështje do të shkojë në arbitrazh. Nëse shkon në arbitrazh, shteti e humbet këtë çështje për arsye se nuk është paracaktuar se në raste të tilla të kemi ndërprerje të kontratës”, – tha Goxhaj.

Duke u ndalur tek siguria e aeroportit dhe roli i Policisë së Shtetit, Goxhaj tha se autoritet nuk kanë të drejtë të kontrollojnë aeroportin brenda rrethimit, pasi i takon koncesionarit të marrë në dorë sigurinë e aeroportit brenda perimetrit.

“Duke u bazuar mbi deklaratën e drejtorit të policisë së shtetit, i cili thotë se sigurinë e ka marrë policia, duket pak absurde, për arsye se policia mund të marrë siguri vetëm jashtë perimetrit të koncesionarit. Brenda perimetrit i takon koncesionarit ta ofrojë sigurinë nëpërmjet një kontraktori. Kurse përjashta janë shtuar masat e sigurisë. Është shtuar edhe patrullimi i policisë ushtarake, e cila patrullon portat. Masat duhet të jenë të shumta që nga përforcimi i rrethimit, përforcimi i portave, shtimi i numrit të punonjësve të sigurisë”, – tha ai.

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan goxhaj grabitja e rinasit dritan goxhaj grabitja e rinasit

Sondazh

Poll