Aktualitet

Digjitalizimi/ Qeveria ‘hap thesin’ u jep mediave të mëdha 4 milionë euro si kompensim

18 Prill 2019, 19:02 Nga DOSJA

TIRANË- Procesi i dixhitalizimit të mediave dhe ndryshimeve teknologjike, ka bërë që qeveria të ‘hapë thesin’ e tu japë medieve 4 milionë euro në total kompensime.

Vendimi i qeverisë është marrë në mbledhjen e 4 Prillit ndërsa është publikuar sot në fletoren zyrtare.

“Ndarjen e kompensimit financiar për kategoritë operatorë privatë historikë kombëtarë dhe operatorë me eksperiencë në transmetimet numerike, si më poshtë vijon:
1. Operatorët me eksperiencë në transmetimet numerike të kompensohen në masën 2 000 000 (dy milionë) euro, për mbulimin e pjesshëm të investimeve që dalin jashtë funksionit si rezultat i ndryshimeve teknologjike, sipas ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Operatorët privatë historikë kombëtarë të kompensohen në masën 2 000 000 (dy milionë) euro, për mbulimin e pjesshëm të investimeve të kryera për ndryshimin e infrastrukturës së transmetimit, nga analoge në numerike.
3. Vlera e kompensimit për operatorët me eksperiencë në transmetimet numerike do të llogaritet me përqindjen që vlera financiare për përgjegjësitë tatimore, e paguar prej secilit operator, zë në totalin e vlerës financiare për përgjegjësitë tatimore të paguara nga të gjithë operatorët me eksperiencë në transmetimet numerike.
4. Vlera e kompensimit për operatorët historikë kombëtarë do të ndahet në mënyrë të barabartë”, thuhet në vendimin e publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Por ajo që bie në sy është se ky kompensim u jepet operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike që janë “Digitalb” dhe “Tring”, por në këtë rast përjashton operatorët e tjerë. Nga ana tjetër u jep 2 milonë operatorëve privatë historikë kombëtarë, si: Tv Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, duke lënë jashtë të gjithë televizionet e tjera të prekura nga këto ndryshime por që nuk kanë licensë kombëtare.

Më poshtë vendimi i plotë:

Vendimi i qeverisë për kompensimin e medieve

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qeveria u jep para tv qeveria u jep para tv

Sondazh

Poll