Aktualitet

“Na zhvatën”, shqiptarët në këmbë në protestë kundër kompanive celulare: Ulni tarifat, do fikim telefonat (NISMA E R

18 Prill 2019, 15:06 Nga DOSJA
“Na zhvatën”, shqiptarët në këmbë në

SHQIPËRI- Një nismë e pazakontë po bëhet virale në rrjet dhe po mbështetet çdo ditë nga më shumë njerëz. Bojkot kompanive celulare! Shkaku… dihet! Rritja e shfrenuar e çmimeve dhe paketave të komunikimit celular.

Që prej vitit 1997, shqiptarët janë ngritur shumë pak herë, për të mos thënë asnjëherë në protestë për xhepin e tyre, për paratë që i fitojnë dhe më pas ua marrin nga xhepi në forma të moderuara, si komisonet bankare, apo ofertat identike të operatorëve të telefonisë celulare që nuk garantojnë konkurrencë, por një monopol në treg.

Nisma është iniciuar nga një qytetar, i cili ka shkruar tek faqja “Lolita” dhe ka shprehur shqetësimin lidhur me ndryshimin e çmimeve të ofertave dhe paketave të kompanisë celulare “Telekom”.

Shqetësimit i janë bashkuar shumë qytetarë të tjerë që thonë se kanë hasur të njëjtat probleme të pandryshuara, ndërkohë që shteti shqiptar është ende i verbër përballë të tillave abuzimeve.

Kështu, Lolita ka propozuar një protestë e cila konsiston në fikjen e celularëve nga ora 16:00-17:00, si dhe mos rimbushja e celularit për një muaj.

Protestuesit kundërshtojnë tarifat e vëna nga tre kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, Vodafone, Albtelecom dhe Telecom.

Njoftimi për protestën nga Lolita:

PROTESTOJMË KUNDRA KOMPANIVE CELULARE PËR RRITJEN E ÇMIMEVE TË OFERTAVE DHE PAKETAVE
-Të fikimi telefonat ose “airplane mode” 1 orë në ditë,
nga ora 16:00-17:00
– Të mos bëjmë asnjë rimbushje apo ofertë për 1 muaj
(shpërndaje)

Një protestë e tillë, zgjon shpresën se edhe në Shqipëri si në të gjithë botën çmimet e navigimit në internet dhe komunikimit celular do të jenë më të përballueshme.

Dosja.al do e ndjekë hap pas hapi këtë protestë në terren. Ne do të pyesim shqiptarët, se cili është mendimi i tyre për këtë çështje, dhe a do të ketë reagim nga institucionet përkatëse.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lolita proteste per celularet shqiptaret ne proteste lolita proteste per celularet shqiptaret ne proteste

Sondazh

Poll