Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, kapet i shumëkërkuari në Kukës (EMRI)

18 Prill 2019, 15:04 Nga DOSJA
I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, kapet i

KUKËS– Një 53-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar nga policia e Kukësit, 53-vjeçari i identifikuar si Arif Çela, rezulton i dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Çela u arrestua në fshatin Helshan në Has të Kukësit.

Njoftimi paraprak i policisë

Kapet një person i shpallur në kërkim i dënuar me 10 vite burg.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit, në DVP Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Has organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Helshan”, ku si rezultat u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim dhe konkretisht;

-Arif Çela, vjeç 53, banues në fshatin Helshan, Has.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arif cela has helshan kukes trafik droge arif cela has helshan kukes trafik droge

Sondazh

Poll