Aktualitet

Morën dhjetëra mijëra euro për legalizime, bien në pranga dy mashtruesit

18 Prill 2019, 18:08 Nga DOSJA
Morën dhjetëra mijëra euro për legalizime, bien në

TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga pasi përfituan më shumë se 34 mijë euro teksa mashtruan një shtetase.

Sipas njoftimit të policisë, B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, përfituan 27 780 euro dhe 985 000 lekë, pasi i premtuan një shtetaseje legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Njoftimi i policisë Tiranë – Operacion policor i koduar “Impostors”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona mashtrim per legalizime ndertim pa leje arrestohen dy persona mashtrim per legalizime ndertim pa leje

Sondazh

Poll