Aktualitet

Akuzohet se ka grabitur 500 mijë £, “skifteri” shqiptar del para gjykatës së Londrës

18 Prill 2019, 15:56 Nga DOSJA
Akuzohet se ka grabitur 500 mijë £, “skifteri” shqiptar

ANGLI– Një shqiptar i akuzuar për një seri vjedhjesh, është paraqitur sot në Gjykatë pasi dyshohet se ka marrë stoli me vlerë 500 mijë paund. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari i akuzuar është Asdrit Kapaj, 42 vjeç është akuzuar për grabitjen e disa shtëpive përgjatë 10 viteve.

Kapaj që është babai i dy fëmijëve u paraqit në Gjykatën e Wimbledon dhe në total akuzohet për 18 vjedhje. Sipas akuzave, ai ka marrë bizhuteri në vlerë prej 371,855 £ në një vjedhje të vetme, dhe në disa vjedhje të tjera në qindra mijë paund

I veshur me xhup të kuq dhe me xhinse, Kapaj, i cili banon në Altrincham, Greater Manchester, u prononcua vetëm në konfirmimin e gjeneraliteteve të tij, adresës së banimit dhe nënshtetësisë serbe.

Akuzat më të fundit të ngritura ndaj Kapajt, i dënuar edhe më herët për vjedhje, do të bashkohen me shkeljet që do t’i komunikohen nga një tjetër gjykatë, që do të zhvillojë seancën e saj më 24 prill.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 500 mije paund asdrit kapaj gjykata e wimbledon 500 mije paund asdrit kapaj gjykata e wimbledon

Sondazh

Poll