Politike

26 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA

ATHINË- Kryediplomati grek Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real Neës”, ai tha se Greqia po tregon se është e gatshme të zgjidhë çdo mosmarrëveshje me fqinjët e saj, duke përmendur gjithashtu Italinë dhe Egjiptin. Në fjalën e tij, Dendias tha se Greqia po e provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet me dialog, duke hedhur “kunja” për Turqinë. Sipas ministrit grek, çështja do të jetë në interes të të dy vendeve dhe se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë për ta mbyllur këtë kapitull sa më shpejt të jetë e mundur.

“Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë probleme, me busullën e së Drejtës Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të Me fjalë të tjera, ajo di të ndërtojë marrëdhënie ndërshtetërore dhe drejtohet nga ajo në rastin e Shqipërisë, e cila po punon për të qenë anëtare e familjes evropiane. Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë të punojmë së bashku për të paraqitur çështjen e caktimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të dy vendeve në 12 milje detare nën Ligjin Ndërkombëtar Detar. Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështje të pazgjidhur do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kemi të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe unë mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në të njëjtin drejtim ,”-tha kryediplomati.

Kreu i diplomacisë greke, vizitoi disa ditë më parë Shqipërinë, ku në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama bënë me dije se çështja e detit do të vendoset nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Gjithashtu Dendias në fjalën e tij, u shpreh se Greqia do të ndihmonte në procesin për çeljen e negocitave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pse “kunja” me Turqinë?

Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë u zbutën pak, pasi Turqia tërheqi anijen “Oruc Reis” për shërbime në portin turk, por tanimë është kthyer sërish në det duke rifilluar me kërkimet. Edhe pse Greqia ka kërkuar dialog me Turqinë për uljen e gjakrave sërish këta të fundit nuk kanë pranuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja e detit me greqine ne hage nikos dendias ceshtja e detit me greqine ne hage nikos dendias

Sondazh

Poll