Politike

Puna në PS vazhdon për zgjedhjet! Rama pas mbledhjes me shtabin: Do votojmë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim! Kuven

26 Tetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Puna në PS vazhdon për zgjedhjet! Rama pas mbledhjes me shtabin: Do

TIRANË– Kryeministri Rama mblodhi sërish këtë të hënë në takimin e përjavshëm drejtuesit politikë të qarqeve në vend. Mbledhja mes socialistëve nisi që në orën 09:00 në selinë e PS-së dhe u zhvilluar për më shumë se një orë, ku edhe u diskutua lidhur me ecurinë e përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Pas takimit me socialistët, Rama qëndroi disa minuta edhe për gazetarët e mbledhur para selisë, duke u deklaruar i prerë se Kodi Zgjedhor, i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim.

Sipas kreut të qeverisë, askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak presidenti Ilir Meta.

Ndryshimet e bëra nga Kuvendi në Kodin Zgjedhor do të kalojnë sërish për rishqyrtim në Kuvend këtë të enjte, pasi kreu i shtetit e ktheu pas me pretendimin se ishin anti-Kushtetuese. Kësaj herë, Kuvendi do ta kalojë sërish projektligjin me ndryshime, në bazë të ligjit duke u miratuar pa pasur më nevojë për “ok” e kreut të shtetit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shtabi elektoral edi rama shtabi elektoral

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2020, 16:06

TIRANË– Partia Demokratike ka shkuar sot tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Me anë të një deklarate për mediat, Liljana Ramasaçi, ekspertja e shëndetësis...