Politike

Komisioni Rregullator i KQZ mblidhet sot, pritet miratimi i projektrregullores për organizimin e takimeve

26 Tetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Komisioni Rregullator i KQZ mblidhet sot, pritet miratimi i projektrregullores

TIRANË– Komisioni Rregullator është mbledhur ditën e sotme në orën 11:00 për të nisur nga puna për implementimin e Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, Komisioni Regullator shqyrtoi dhe miratoi projektrregulloren për organizimin e mbledhjeve të Komisionit Rregullator.

“Sot, Komisioni Rregullator në mbledhje shqyrtoi projektvendimin “Për Rregulloren e Mbledhjeve të Komisionit Rregullator”. Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave të detajuara për mbledhjet e Rregullatorit pranë KQZ, mënyrën e funksionimit të Rregullatorit dhe procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të akteve në përputhje me parashikimet e ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Rregullorja përmban dispozita ku identifikohen marrëdhëniet e trajtuara në raport me administratën e KQZ-së dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, dispozita në lidhje me përbërjen, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e Kryetarit dhe anëtareve të tij, dispozita që normojnë marrëdhëniet e përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore/partive politike në veprimtarinë e Komisionit Rregullator, si dhe dispozita që rregullojnë veprimtarinë vendimmarrëse të Komisionit Rregullator Pas shqyrtimit në parim dhe nen për nen, Komisioni Rregullator vendosi miratimin e rregullores.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni rregullartor kqz reforma zgjedhore komisioni rregullartor kqz reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2020, 16:06

TIRANË– Partia Demokratike ka shkuar sot tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Me anë të një deklarate për mediat, Liljana Ramasaçi, ekspertja e shëndetësis...