Politike

Me krahët në qafë e i lumtur, Çuçi rrethohet nga vajzat me buzë të kuqe në aktivitetin e makinave në Gjirokastrës, rre

25 Tetor 2020, 21:36 Nga DOSJA
Me krahët në qafë e i lumtur, Çuçi rrethohet nga

GJIROKASTËR– Bledi Çuçi, dhe pse është pjesë e Partisë Socialiste, që qeveris aktualisht, nuk u kushton shumë rëndësi, akteve normative të miratuara nga ky cabinet. Në një aktivitet të zhvilluar në Gjirokastrës, me temën ‘Retr’, Çuçi, ka harruar krejtësisht pandeminë, duke u përfaqëfuar e duke u hedhur krahun në qafë bukurosheve që i dhanë ngjyra këtij aktiviteti.

Në fotot e publikuara nga vetë Çuçi, në profilin e tij në Facebook, shihet se si ministri, qëndron i buzëqeshur krah vajzave buzëkuqe, të veshura me funde e me këmishën e lidhur në bel, me të cilat nuk ka ruajtur distancën, duke u mjaftuar me maskën.

 “#Retro n’sokak, aty ku bashkohen dy të shkuara. Automjetet e dekadave më parë dhe Pazari historik i Gjirokastrës, i cili pas restaurimit të plotë është sot pjesa më atraktive në qytet, më e lakmuara për t’u vizituar dhe për të bërë biznes. Ky transformim i jashtëzakonshëm është një dëshmi domethënëse e modelit tonë të punës dhe vizionit për ta shndërruar këtë qytet të magjishëm në një pol graviteti për turizmin në jug të vendit. Sikur të mos ishte pandemia, Gjirokastra do të kishte këtë vit numrin më të madh të turistëve që ka patur ndonjëherë. E megjithatë më e mira është ende përpara. Së shpejti nisin dy investime të tjera të rëndësishme; rehabilitimi i Sheshit “Çerçiz Topulli” dhe ndërtimi i bypassit,”- shkruan ministri krah fotove.

Por rregullat e pandemisë u harruan? A kanë ndonjë problem shëndetësor vajzat në foto, që i  përjashton nga mbajtja e maskës me detyrim? Edhe nëse do të kishin, po distancën pse s’e ruajnë?

Ndërkohë, qindra qytetarë gjobiten çdo ditë për mosmbajtjen e maskës, nga ana tjetër, çfarë mesazhi japim me këto foto?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi cuci shkel rregullat e pandemise gjirokaster bledi çuçi bledi cuci shkel rregullat e pandemise gjirokaster

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2020, 16:06

TIRANË– Partia Demokratike ka shkuar sot tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Me anë të një deklarate për mediat, Liljana Ramasaçi, ekspertja e shëndetësis...