Politike

Blerja e vaksinave/ Votohet marrëveshja e Qeverisë shqiptare me kompaninë GAVI: 1.14 milion vaksina për Covid, mbulojnë 20

26 Tetor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Blerja e vaksinave/ Votohet marrëveshja e Qeverisë shqiptare me

TIRANE– Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është votuar me shumicë votash marrëveshja e nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Gavi. Kjo konsiston në blerjen e 1 milionë e 140 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë me vlerë 3 milionë e 990 mijë dollarë.

“Miratohet me të gjitha votat e të pranishmëve ky projektligj. Relatorja të bëj gati projektligjin dhe ta bëjmë gati për seancën e të enjtes”, tha kryetari i Komisionit Ulsi Manja.

Projektligji do të shkojë Kuvendit ditën e enjte dhe të marrë dhe pëlqimin e ligjvënësve.

Shqipëria do të marrë 1, 140, 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë) të vaksinës “COVAX Facility”, të kompanisë GAVI, të cilat mbulojnë 20 % të popullsisë. Qeveria shqiptare do paguajë fillismisht 3, 990, 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë për këtë kontratë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve 26 tetor 2020 komisioni i ligjeve 26 tetor 2020

Sondazh

Poll