Politike

Mbyllet “ish-Shqiponja”/ Rama ndan PAMJE, ironizon opozitën për punimet te Unaza e Madhe: 3 vite e bllokuan dhe i lanë rr

26 Tetor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Mbyllet “ish-Shqiponja”/ Rama ndan PAMJE, ironizon opozitën

TIRANË– Ish-sheshi “Shqiponja” u bllokuar mëngjesin e sotëm për të vijuar punimet për projektin e Unazës së Madhe. Punimet u “supervizuan” edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i dedikoi edhe një postim në rrjetet e tij sociale. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se ka nisur menaxhimi për trafikun në rrethrrotullimin ‘Shqiponja’ duke ironizuar opozitën se ata e bllokuan për 3 vite dhe i lanë në rrugë.

Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit tëtrafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë” – shkruan Rama krahas videos së shpërndarë prej tij.

Lidhur me postimin e bërë nga kreu i qeverisë dhe nisjes së punimeve ka reaguar eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, i cili në një kundërpërgjigje ndaj Ramës, shkruan se me bllokimin e “Shqiponjës” ja filluar edhe tmerri për qytetarët duke mos i kursyer akuzat për tenderin.

Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.  Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare. Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos.  Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para.‘- shkruan Teliti.P

Punimet kanë nisur ditën e sotme dhe do të vijojnë për më shumë se 4 muaj, duke bëtë që ish-sheshi “Shqiponja” do të jetë i “ndaluar” për shkak të zhvillimit të projektit për Unazën e Re.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama punimet tek unaza e re dorian teliti edi rama punimet tek unaza e re

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2020, 16:06

TIRANË– Partia Demokratike ka shkuar sot tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Me anë të një deklarate për mediat, Liljana Ramasaçi, ekspertja e shëndetësis...