Aktualitet

Sot devijon qarkullimi tek ish-sheshi ‘Shqiponja’/ Ja HARTA e LËVIZJES, ndryshimet për të hyrë dhe dalë nga Tirana për

26 Tetor 2020, 06:50 Nga DOSJA

TIRANË– Duke nisur që nga dita e sotme dhe deri në muajin janar, rrethrrotullimi tek ish-sheshi “Shqiponja” do të jetë i “ndaluar” për të gjthë për shkak të punimeve që po kryhen.

Duke marrë parasysh që një prej rrugëve “jetike” për të hyrë dhe dalë në Tiranë, Autoriteti Shqiptar Rrugor dhe Policia e Shtetit kanë vendosur bordura bllokuese për aksin dalës nga kryqëzimi i Astirit në drejtim të Laprakës.

Megjithatë do të jetë funksional aksi hyrës me dy sense, i cili do të përdoret provizorisht për të hyrë në kryeqytet. Megjithatë një tjetër mundësi për të hyrë në Tiranë, do të jetë edhe “Rruga e Ndroqit”. 

Ndërsa për të gjithë mjetet që do të dalin nga Tirana, do të duhet që të devijojnë për të dalë në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Për sa kohë që sheshi do të jetë i bllokuar për të punuar, do të jetë Policia Rrugore ajo që do të menaxhojë gjithë fluksin dhe orientimin e qytetarëve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punimet tek unaza e re punimet tek unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2020, 19:49

Digjet automjeti tek rrethrrotullimi i Saukut

TIRANË– Një automjet është djegur pjesërisht në Tiranë. Mësohet se makina, të cilën e drejtonte një vajzë me inicialet A.A., ka marrë flakë, teksa po...