Aktualitet

Dita e 12-të e grevës/ Naftëtaret e Ballshit vijojnë të ngujuara: Ne nuk dalim që këtu, presim reagimin e kryeministrit.

26 Tetor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Dita e 12-të e grevës/ Naftëtaret e Ballshit vijojnë të

BALLSH– Naftëtaret e Ballshit hyjnë sot në ditën e 12 të grevës së tyre të urisë. Pavarësisht se gjendja e disa prej tyre është rënduar, ato nuk ndalen se qëndruari në ambientet e brendshme të uzinës.

Naftëtarët shprehen se pagat janë të panegociushme e se presin reagimin e kryeministrit.

‘Ne nuk dalim që këtu, presim reagimin e kryeministrit, ai është mashtrues. Pagat janë të panegociueshme’-shprehen për mediat grevistet.

Do vazhdojmë, nuk dalim derisa të marrim atë që duam. Të reagojë sa më shpejt kryeministri, të reagojë një orë e më parë se ne nuk dalim që këtu. Gjendja shëndetësore ka qenë shumë keq. Jemi me dhimbje koke, me marrje mendsh, shumë keq”,-tha një gruaja tjetër.

Ndërkohë naftëtarja që nuk u ndje mirë ditë më parë është zëvendësuar nga një kolege e saj. Naftëtaret kanë shfaqur simptoma të rënda, si rrahje të forta zemre, temperaturë si dhe të vjella. Prej ditësh ato mbahen vetëm me ujë dhe sheqer në shenjë proteste për kërkimin e të drejtave të tyre.

Ata i kanë dërguar një  letër të hapur kryeministrit Rama, ministres së infrastrukturës dhe energjetikës, Belina Ballukut, Anila Denajt, ministres së financës dhe ekonomisë si dhe Manastirliut, ministres së shëndetësisë ku i kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Ditë më parë gratë janë shprehur se në fillim të javës do t’ju bashkohen dhe fëmijët e tyre mirëpo ndryshuan mendim për shkak të frikës së COVID.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie greva e naftetareve naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2020, 19:49

Digjet automjeti tek rrethrrotullimi i Saukut

TIRANË– Një automjet është djegur pjesërisht në Tiranë. Mësohet se makina, të cilën e drejtonte një vajzë me inicialet A.A., ka marrë flakë, teksa po...