Aktualitet

“Ma vranë, ma vranëëë…”/ Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Fier, fqinjët: Përcillte gruan çdo ditë, autori kishte mask

26 Tetor 2020, 07:35 Nga DOSJA
“Ma vranë, ma vranëëë…”/ Ekzekutimi i

FIER– Fqinjët e 50-vjeçarit, Ahmet Toksa, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri kanë bërë me dije detaje të reja nga ngjarja. Sipas tyre, kanë dëgjuar krisma vetëm 3 herë dhe më pas kanë dëgjuar bashkëshorten e viktimës teksa bërtiste. 

Sipas tyre, autori ka qënë i maskuar dhe është larguar në këmbë pa makinë, pasi nuk kishin parë asnjë mjet që të kalonte në ato orë. 

“Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke. Ai vetë punonte në një pikë karburanti. Dëgjova ulerima, bashkëshortja po bërtiste “ma vranë-ma vranë”. Autorët kanë qenë pa makinë, nuk kemi parë asnjë makinë të kalojë,“-u shprehen për mediat fqinjët e çiftit.

Ndërkohë që deri më tani bëhet me dije se Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të zbardhur më shumë detaje lidhur me autorin. 

50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të sotëm, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën, ndërkohë që Policia ka blinduar qytetin duke u vënë në ndjekje të autorit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fier vrasje në fier ahmet toska fier vrasje në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 07:23

SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zot...

Aktualitet 26 Tetor 2020, 08:13

Kanë të rinjtë në mendje vetëm party?

GJERMANI– Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm ...