Aktualitet

26 Tetor 2020, 07:23 Nga DOSJA

SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zoti i banesës, F.Ç., i cili ka identifikuar njërin prej tyre. Pasi kanë kuptuar se janë njohur nga i zoti i shtëpisë, ata janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, kohë kur edhe Policia e Shtetit u vendos në ndjekje të tyre, por grabitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

“Më datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë janë vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne selenice selenice grabitje ne selenice selenice

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 08:13

Kanë të rinjtë në mendje vetëm party?

GJERMANI– Kur në verë u rritën infektimet, u vendosën në fokus të opinionit të rinjtë. Sepse ndryshe si u tha në fillim të pandemisë, edhe ata e jo vetëm ...