Aktualitet

Vrasje në Fier! Ekzekutohet në sy të bashkëshortes 50-vjeçari, autori i maskuar me kapuç e “shënjestroi” në kokë. P

26 Tetor 2020, 06:17 Nga DOSJA
Vrasje në Fier! Ekzekutohet në sy të bashkëshortes

FIER– Ahmet Toska, 50 vjeç, doli mëngjesin e sotëm nga shtëpia për të përcjellë bashkëshorten për në punë, por kësaj herë nuk do t’ja dilte. 50-vjeçari u qëllua me armë zjarri në kokë mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit.

Si çdo ditë ai kishte dalë nga shtëpia, së bashku me gruan e tij, për ta përcjellë për në furrën e bukës, aty kur edhe punonte. Por rruga iu pre nga vrasësi i tij, vetëm 200 metra larg banesës, i cili pasi iu afrua, e qëlloi me armë zjarri disa herë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Ishte gruaja e tij, ajo që vuri alarmin në lagje duke thërritur me të madhe; “ma vranë, ma vranë”. Me të dëgjuar krismat dhe ulërimat, banorët e lagjes janë mbledhur për në vendngjarje, ku edhe kanë parë një njeri të maskuar me kapuç teksa largohej në këmbë. E vetmja që mund të ketë dalluar fytyrën e tij është vetëm bashkëshortja e 50-vjeçarit, e cila ka parë gjithë skenën. Në Polici ajo ka deklaruar se autori e ka qëlluar me breshëri dhe më pas ka ikur me vrap. 

50-vjeçari, babai i një djali dhe një vajze, njihej si një njeri pa probleme nga fqinjët dhe prej kohësh punonte në një pikë karburanti. Gjë që shton dyshimet se përse mund të jetë ekzekutuar, ndërkohë që Policia po heton për gjakmarrje, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti me pronat, pasi 50-vjeçari vinte nga Roskoveci, e ndonjë borxhi të marrë nga viktima, apo e ndonjë konflikti në punë.

Megjithatë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po ashtu janë mbledhur gjithë kamerat e sigurisë së zonës, për të zbuluar ndonjë detaj që mund të sjellë prangosjen e autorit të vrasjes.

Gjithashtu për të bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes, në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit Policia dhe FNSH-të e Fierit kanë ngritur posto-blloqe dhe po vijojnë me krehjen e zonës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fier vrasje në fier ahmet toska fier vrasje në fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Tetor 2020, 19:49

Digjet automjeti tek rrethrrotullimi i Saukut

TIRANË– Një automjet është djegur pjesërisht në Tiranë. Mësohet se makina, të cilën e drejtonte një vajzë me inicialet A.A., ka marrë flakë, teksa po...