Aktualitet

Po futeshin në Shqipëri, sekuestrohen 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas, vihet nën hetim britanikja

25 Tetor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Po futeshin në Shqipëri, sekuestrohen 21 mijë e 900 paund të

TIRANË– Strukturat Doganore kanë sekuestruar 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas, para të cilat i përkisnin një shtetase britanike me inicialet J.R.B, e cila është vënë nën hetim. Mësohet se britanikja, kishte ardhur nga Anglia dhe po futej në Shqipqëri.

Ajo ndodhej në vijën e dytë të kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe në momentin që i është ushtruar kontrollit. Strukturat doganore dhe policia kufitare, sekustruan paratë, dhe vunë nën hetim, shtetasen e huaj.

Njoftimi: Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas. Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rinas sekuestrohen 21 mije e 900 paund ne rinas rinas sekuestrohen 21 mije e 900 paund ne rinas

Sondazh

Poll