Aktualitet

Digjet automjeti tek rrethrrotullimi i Saukut

25 Tetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Digjet automjeti tek rrethrrotullimi i Saukut

TIRANË– Një automjet është djegur pjesërisht në Tiranë. Mësohet se makina, të cilën e drejtonte një vajzë me inicialet A.A., ka marrë flakë, teksa po udhëtonte tek rrethrrotullimi i Saukut.

Drejtuesja e mjetit ka zbritur dhe ka telefonuar zjarrfikësen, por deri në momentin e mbërritjes së tyre, mjeti u dogj pjesërisht. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërkohë mësohet se drejtuesja nuk ka pësuar asnjë lloj dëmtimi.

Paraprakisht dyshohet se shkak për flakët të jetë bërë ndonjë defekt teknik. 

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina tek rrethorrotullimi i saukut tirane digjet makina tek rrethorrotullimi i saukut tirane

Sondazh

Poll