Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Triport të Vlorës, si alarmoi 26-vjeçari policinë kufitare, efektivët kërkuan ndihmën e

25 Tetor 2020, 18:53 Nga DOSJA
Të shtënat me armë zjarri në Triport të Vlorës, si

VLORË– Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë, pasditen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se një 26-vjeçar, i identifikuar si Emiljo Çela, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pranë Triportit të Vlorës. I riu që ka qenë i shoqërua bashkë me një shokun e tij, me inicialet F.Z., 26 vjeç është pikasur nga Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00

Policia Kufitare është alarmuar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë vënë në pranga 26-vjeçarin Çelaj, shokun e tij, si dhe kanë sekuestruar armën, me të cilën, i riu ka shtënë në ajër.

Njoftimi i policisë Vlorë. Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.
Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe mejëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljo celaj te shtena me arme ne triport te vlore vlore emiljo celaj te shtena me arme ne triport te vlore vlore

Sondazh

Poll