Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Triport të Vlorës, 26-vjeçari alarmon zonën, arrestohet bashkë me shokun e tij, sekuestrohe

25 Tetor 2020, 18:11 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Triport të Vlorës,

VLORË– Emiljo Çela, 26 vjeç, banues në Vlorë, ka vënë në alarm zonën e Triportit të Vlorës, pasi ka qëlluar me armë zjarri. Dosja.al mëson se Çelaj, ishte bashkë me një shokun e tij, gjithashtu 26 vjeç, me inicialet F.Z., është vënë në pranga.

Bashkë me të, në komisariat, ka përfunduar edhe miku i autorit të ngjarjes. Çelaj është pikasur nga Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00. Policia Kufitare është alarmuar dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit. Këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë vënë në pranga 26-vjeçarin Çelaj, shokun e tij, si dhe kanë sekuestruar armën, me të cilën, i riu ka shtënë në ajër.

Ata janë shoqëruar për në komisiariatin e Vlorës, ku dhe do të merren në pyetje nga grupi hetimor. Dëshmia e të rinjve, do të zbardhë detaje mbi ngjarjen, që e shtyu 26-vjeçarin që të qëllonte me armë zjarri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me arme ne vlore sherr me armë në vlorë vlore plagosje me arme ne vlore sherr me armë në vlorë vlore

Sondazh

Poll