Aktualitet

Përmbyset makina në afërsi të Lushnjes, plagosen tre persona, 19-vjeçarja që drejtonte “BMW X5”-n po udhëtonte si ‘

25 Tetor 2020, 15:03 Nga DOSJA
Përmbyset makina në afërsi të Lushnjes, plagosen tre

LUSHNJE– Tre persona, janë përfunduar në spital, pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek aksi rrugor Bishti i Zhurit- Çermë, në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Një 19-vjeçare, me inicialet E.D., banuese në Tiranë,  po udhëtonte me një automejt të llojit “BMw X5”, bashkë me dy pasagjerë të tjerë brenda mjetit, në momentin që është aksidentuar.

Të tre të rinjtë, ishin nisur drejt Lushnjes, për pranë Çermës, mjeti, si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte, është përplasur me llamarinat e një barake saldatori që ndodhej anës rrugës dhe ka dalë nga rruga e është përmbysur.

Për pasojë, 19-vjeçarja, bashkë me dy pasagjerët, E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, janë dërguar në spitalin e Lushnjes.

Njoftimi i policisë: Shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje tre te plagosur aksident në lushnje tre te plagosur

Sondazh

Poll