Aktualitet

Rikthehet ‘tmerri’ i radhëve të gjata, automjetet qëndrojnë në pritje në pikën kufitare të Morinës, duan të kthehe

25 Tetor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Rikthehet ‘tmerri’ i radhëve të gjata, automjetet

MORINË– ‘Tmerri’ i radhëve të gjata është rikthyer, e këtë herë, në pikën kufitare të Morinës. Dhjetëra automjete, me targa kosovare, janë në pritje për të kaluar kufirin e për të shkuar në Kosovë, duke krijuar kështu një radhë sfilistëse.

Mësohet se radha e gjatë e mjeteve, është krijuar pasi shumë qytetarë të Kosovës, kanë ardhur që të kalojnë një fundjavë në Shqipëri. E tashmë, me synimin për ta filluar të hënën në shtëpinë e tyre, shqiptarët e Kosovës, janë ndeshur me këtë pritje.

Një pjesë e udhëtarëve janë gjithashtu qytetarët të Shqipërisë që po shkojnë drejt vendit fqinj. Policia kufitare e Kosovës po punon me kapacitet të plotë në tetë sportele, por pavarësisht kësaj, fluksi i udhëtarëve, mbetet i lartë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kosovë-shqipëri radhe ne morine kosovë-shqipëri radhe ne morine

Sondazh

Poll