Aktualitet

477 viktima/ Rëndohet bilanci në Shqipëri, 4 pacientë të tjerë ndërrojnë jetë brenda 24 orëve, shënohen 299 raste të

25 Tetor 2020, 14:55 Nga DOSJA
477 viktima/ Rëndohet bilanci në Shqipëri, 4 pacientë

SHQIPËRI– 477 viktima, 8026 të infektuar aktivë dhe 10654 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, tetë muaj pas nisje së pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave, bëri me dije se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën katër persona. Një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Gramshi, nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19 duke ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 299 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,  6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.  Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″, njofton ministria.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore       299

Të shëruar ne 24 orë        106

Të shtruar në spitale          271

Humbje jete në 24 orë        4

Testime ditore        1315

Testime totale       117025

Raste pozitive        19157

Raste të shëruara      10654

Raste Aktive        8026

Humbje jete        477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         4113

Durrës        757

Fier             510

Shkodër     497

Korçë        488

Lezhë          383

Elbasan      348

Vlorë         319

Berat         229

Kukës           183

Gjirokastër      102

Dibër             97

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll