Aktualitet

Ç’po ndodh? Tornadoja godet Gjirin e Lalëzit, publikohen pamjet që po i shokojnë të gjithë

25 Tetor 2020, 14:48 Nga DOSJA
Ç’po ndodh? Tornadoja godet Gjirin e Lalëzit, publikohen

DURRËS– Videoja që po shikoni është filmuar mesditën e sotme në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës. Siç edhe shihet nga pamjet, deti nuk është në gjendjen e tij normale, dhe vetëm pak kilometra larg bregut, është krijuar një tornado. 

Ky fenomen i veçantë në Shqipëri, po i shokon të gjithë, duke ditur se çfarë pasoja kanë lënë në botë tornadot e mëdha. 

Tornadot janë të formuara nga ajri që ngrihet në formë shtylle, pikërisht siç shihet në video, duke bërë që të arrijnë edhe në lartësinë e 100 metrave. Ato zhvillohen nga stuhitë dhe paralajmërojnë një mot të keq.

Edhe pse në video, duket sikur është bashkuar deti me qiellin, nuk dimë të themi se çfarë përmasash ka marrë ky fenomen në bregdetin tonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tornado në gjirin e lalzit tornado në gjirin e lalzit

Sondazh

Poll