Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen në flagrancë 10 persona në Tiranë

25 Tetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen në

TIRANË-  10 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në 24 orët e fundit. Sipas policisë ato akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur. Po ashtu janë vënë në pranga dhe shtetasit K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S., 38 vjeç, pasi në rrugën ‘”Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë si dhe ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve :

D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese;

M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur;

K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç, pasi në Kamëz, shtetasi K.V., duke drejtuar mjetin motorr pa lejen përkatese ka bërë parakalim në vijë të pandërprerë dhe për pasojë është përplasur me pasqyrën e mjetit me drejtues V.P., dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve. V.P., në momentin e parakalimit të drejtuesit të motorrit, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 10 persona në tiranë arrestohen 10 persona në tiranë

Sondazh

Poll