Aktualitet

Shërndante lëndë narkotike në doza të vogla, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

25 Tetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Shërndante lëndë narkotike në doza të vogla, arrestohet

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38 vjeçar, i cili u kap duke shpërndarë lëndë narkotike me doza të vogla. Sipas polcisë në pranga ka rënë shtetasi E. P. banues në lagjen Skënderbeg. Ai është kapur gjatë një kontrolli që ka bërë Forca Posaçme Shqiponja, sakaq në banesë i janë i gjetur 50 doza kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla. Si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari . Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P. 38 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, Forca Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithësej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 38 vjecari ne shkoder arrestohet 38 vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll