Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit Lutfi Çekiri që vdiq 2 ditë më parë u ankua për mjekët, QSUT: Iu bë çdo shërbim!

25 Tetor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Përcillet për në banesën e fundit Lutfi Çekiri

TIRANË– Lutfi Çekiri, 53 vjeç dhe banues në Ndroq, i cili humbi jetën, ndërsa dy ditë më parë akuzonte QSUT se nuk i kishte dhënë ndihmë mjekësore. 53-vjeçari sot është përcjellë për në banesën e fundit, nën ‘lumin’ e reagimeve të shumta në media. Kjo, për vetë faktin, se vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë, vetë viktima ka ngritur alarmin se në spitalin e Infektivit ku ishte shtruar, nuk ka marrë mjekimin e duhur.  Ai shprehej para kamerave se mjekët po e sorollasnin sa në një spital në tjetrin pa i dhënë zgjidhje, ndërsa e shoqja e Çekirit, kërkonte që 53-vjeçari të shtrohej.

Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët,”– thoshte Çekiri para se të ndërronte jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Përmes një deklaratae, Oriola Pampuri shprehej se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, pasi shëndetësisa është në gjendje kolapsi. Sipas Pampurit në spitalet COVID shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë. Ajo theksoi më tej se vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror, pasi ky i fundit humbi jetën nga sorrollatjen nëpër spitale.

Ndërsa Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ka mohuar që viktimës Lutfi Çekiri të mos i jetë dhënë shërbimi. Sipas QSUT-së, në bazë të verifikimeve të kartelës dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, pas deklaratës së PD-së, nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. Në një deklaratë nga spitali Infektiv, pas një takimi me shefen e Infektivit Najada Çomo, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria është e përgatitur për çdo skenar, por për rastin e Çekirit, nuk ka dhënë asnjë koment.

Dosja.al ka mësuar se Ministria e Shëndetësisë, ka ngritur një grup pune për të hetuar QSUT-në në lidhje me rastin e 53-vjeçarit nga Ndroqi. Verifikimet e detajuara do të zbulojnë nëse viktimës i është dhënë trajtimi i nevojshëm, apo jo.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lutfi çekiri koronavirusi ne shqiperi lutfi çekiri

Sondazh

Poll