Politike

Sulmi ndaj gazetarëve për nënshtetësinë/ Erion Veliaj i përgjigjet Ilir Metës: Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat

25 Tetor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Sulmi ndaj gazetarëve për nënshtetësinë/ Erion Veliaj i

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka sulmuar gazetarët e Shqiptarja.com pasi këto të fundit publikuan investigimin, sipas artikullit Ilir Meta ka dhënë pasaporta shqiptare në kundërshtim me ligjin. Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shpreh solidaritetin me mediat që hetojnë dhe refuzojnë bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit.

“Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave! Solidaritet me Albën, Carlon e këdo që refuzon bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit”, shkruan Veliaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll