Politike

Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ramës/ Ted Blushi thirrje Kryeministrit: Kërko falje publikisht, shkarko urgjent nga

25 Tetor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Ramës/ Ted Blushi

TIRANË– Zëdhënës Presidenti i Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministri të Shqipërisë Edi Rama pasi ky i fundit e ka quajtur skandaloz sulmin e Metës ndaj botuesit Carlo Bollino dhe partneres së tij Alba Malltezi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Blushi i ka bërë thirrje Ramës që të kërkoj falje publikisht si dhe të shkarkoj nga detyra  sekretarin e PS për mediat Alfred Pezën dhe deputetin e PS-së Sandri Abazin, pasi sipas tij ato kanë shpërndarë materiale demaskuese.

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar? A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar? Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht! Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë! Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi! Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve. ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT?? dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve. Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli! KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON! “- shkruan ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ted blushi edi rama ted blushi

Sondazh

Poll