Politike

Lista me emrat që morën nënshtetësinë fut në sherr politikën/ Blushi: Rama heshti kur u sulmuan gazetarët, mbylli TV e m

25 Tetor 2020, 08:42 Nga DOSJA
Lista me emrat që morën nënshtetësinë fut në sherr

TIRANË– Shkrimi i gazetarit Adriatik Doçi, të publikuar pak javë më parë në Shqiptarja.com, që ka të bëjë me listën e dhënies së nënshtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, ku sipas investigimit, presidenti nuk ka ndjekur procedurën dhe ka anashkaluar verifikimet, ka futur në debat palët politike. Konkretisht, Presidencën dhe Kryeministrinë.

Fakti që shkrimi i publikuar nga Doçi përfshin 800 emra, mes tyre edhe disa persona të dënuar në Prishtinë, ka sjellë reagimin e Presidencës. Tedi Blushi, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruante se ky lajm ishte një lajm i rremë dhe se nuk kishte asnjë ankesë të KE-së, për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta.

Prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të cilat do të japë llogari dhe sigurisht që do përgjigjet shumë shpejt para drejtësisë. Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta. FUND E KRYE MASHTRIM!  Një FAKE NEËS po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare. NUK KA ASNJË DOKUMENT TË KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.  Madje me shumë kënaqësi e ftojmë Malavitën ta publikojë nëse e ka,”- shkruante Blushi në statusin e tij.

Presidencës iu përgjigj vetë kryeministri Edi Rama, i cili mori në mbrojtje dy botuesit, Alba Malltezi dhe Carlo Bollino. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruante se i vetmi faj i dy të lartpërmendurve ishte fakti që i shërbenin publikut me kurajon e tyre.

Pas Ramës, sulmet ndaj Presidencës vijuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Endri Fuga dhe ministrja Elisa Spiropali. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veliaj dënoi fjalët e Presidencës, teksa shkruante se Meta mbron gjobë-mediat që sipas tij ngrihen me trafikun e drogën dhe sulmon troç-mediat.

Ndërsa Fuga shkruante se Meta është një nga ato pushtetarë që do t’ua mbyll gojën mediave. Spiropali vijonte më tej duke theksuar se ‘big matrapazi’, referuar Metës, duhet duruar edhe pak derisa, sipas ministres, t’i kthehet partia në hi.

Këtyre replikave të njëpasnjëshme, u është përgjigjur Presidenca. Me anë të një statusi, Tedi Blushi shkruan se Spiropalin e konsideron të çmendur, por që do t’i japë edhe një shans që ta shpëtojë nga këmisha e forcës e spitalit NR.5. Ndërsa për Fugën ka shtruar 11 pyetje.

Blushi shkruan se ai që e ka cilësuar median kazan në fakt është kryeministri Rama dhe jo Meta, duke shtuar më tej se ai gjithashtu ka përjashtuar nga konferenca gazetarët kritikë, ka mbyllur gazeta e portale, nuk ka reaguar për sulmin me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, kur u dhuanua Alfred Lela e shumë të tjera.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri fuga tedi blushi endri fuga tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2020, 16:57

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë sërish më 29 shtator ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar kështu dekretin e presidentit Ilir ...