Politike

PD i përgjigjet Ramës, Teliti: Zhduk qindra miliona euro të shqiptarëve për inceneratorë që nuk ekzistojnë

25 Tetor 2020, 08:24 Nga DOSJA
PD i përgjigjet Ramës, Teliti: Zhduk qindra miliona euro të

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit të shqipërisë Edi Rama, i cili publikoi një video ku paraqietn incenerator që përpunojnë mbetjet.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti thotë se Rama ka zhdukur qindra miliona euro të shqiptarëve për inceneratirë që nuk ekzistojnë. Sipas tij ajo që ka paraqitur Rama në video në  në Shqipëri nuk ekziston.

“Zhdukja e parave publike për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe nuk funksionojnë ndodh në Shqipëri ndërsa ER na shfaq video 3D nga Singapori. ER ka tre vite që paguan mbi 23 milion € për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston gjëkundi dhe orvatet t’i ikë përgjegjësisë duke u shfaqur qytetarëve një video nga Singapori.  Çudi e madhe që në Singapor nuk paguhen para për vepra që nuk ekzistojnë, tenderat bëhen në mënyrë transparente dhe dëgjohet fjala e institucioneve kombëtare. ER është bërë mishërimi i ministrit-personazh të barsaletës së njohur  që nuk duket sepse nuk është ndërtuar kurrë.”- shkruan Teliti.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorjan teliti edi rama dorjan teliti edi rama

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2020, 16:57

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë sërish më 29 shtator ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar kështu dekretin e presidentit Ilir ...