Politike

“Kapacitet spitalore janë ezauruar”/Bardh Spahia: Për të luftuar COVID duhet personel shëndetësor i trajnuar, jo numra

25 Tetor 2020, 08:48 Nga DOSJA
“Kapacitet spitalore janë ezauruar”/Bardh Spahia: Për

TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se në spitalet COVID duhet një personel i trajtuar mirë. Spahia thekson se qeveria bën vetëm propagandë dhe se nuk mund të lihen në shtëpi shumë të infektuar. Sipas tij ata mund të trajtohen në spital, për të kaluar edhe më shpejt COVID-19.

Postimi i plotë

“KAPACITETET SPITALORE EKZISTUESE JANE EZAURUAR”. BARDH SPAHIA: PER TE LUFTUAR COVID-19 DUHET PERSONEL I TRAJNUAR, E JO NUMRA TE IMPROVIZUAR!!! Për të ngritur një repart të terapisë intensive Covid-19, jo spital sic premton në ajër kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.

Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në vazhdimësi por autoritetet shqiptare e kanë trajtuar me të vetmin mekanizëm që njohin: propagandën! Të papërgjegjshëm e qesharakë, njëlloj si etërit e tyre në diktaturë që e propagandonin Shqipërinë shkëmb-graniti kur njerëzit merrnin ushqim me tollon, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë ende artikulojnë dokrra të tipit se kanë kapacitete por ende nuk ka nevojë për to, edhe pse cdo ditë afro 25-30% e të testuarve, sipas shifrave që vetë përcjellin, dalin të infektuar!

Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë vehten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%…?? Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do ketë kosto të pakthyeshme!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi bardh spahia koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 24 Tetor 2020, 16:57

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë sërish më 29 shtator ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar kështu dekretin e presidentit Ilir ...