Edi Rama i del në mbrojtje Carlo Bollinos dhe Alba Malltezit, sulmon presidentin: I vetmi faj i tyre është që i shërbejnë
25 Tetor 2020, 12:24Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar së fundmi pas deklaratave që presidenti i Republikës Ilir Meta ka lëshuar ndaj botuesit të Shqiptarja.com, Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi pas publikimit të skandalit me nënshtetësitë.
Rama në një postim që ka bërë në rrjetet sociale e quan skandaloz sulmin që ka bërë Meta ndaj Bollinos dhe partneres së tij dhe sipas Ramës është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit. Sakaq kreu i qeverisë ka mbrojtur Alba Malltezin dhe Carlo Bollinon që sipas tij këto të fundit i shërbejnë vetëm publikut.
“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj! I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH-Ditën e sotme deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë në Ballsh, ku është takuar me naftëtarët. Sapo ka mbërritur në ambientet e uzinës deputeti ka takuar me shtrë...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediet nga selia blu është shprehur se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Ma...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se Shqipëria është vendi i fundit është Europë për numrin e testimeve. Meta...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, një nga legjendat e sportit Abdurrahman Roza Hax...
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se në spitalet COVID duhet një personel i trajtuar ...
TIRANË– Shkrimi i gazetarit Adriatik Doçi, të publikuar pak javë më parë në Shqiptarja.com, që ka të bëjë me listën e dhënies së nënshtetësisë shqip...
TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur Kryeministrit të shqipërisë Edi Rama, i cili publikoi një video ku paraqietn incenerator që përpunojnë mbetje...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të blogerit të famshëm Nas Daily, në të cilën tregohet sesi menaxhohen mbetjet në in...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në rubrikën ”Opinion” në News24 foli për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i c...
KUKËS– Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka thyer rregullin e vendosur nga qeveria lidhur me mbajtjen e maskës në ambientet e hapura. Ka qën...